
Policia sapo ka nxjerrê urdhër arrest për ish gruan e viktimës tek Gjykata e Tiranës.
Drejtues të Policisë së Shtetit thanë për MCN Tv, se kanë vendosur të arrestojnë Dhurata Saliajn për bashkëpunim në krim.
Ndërsa autori-babai i saj do të përballet veç akuzës së vrasjes edhe për largim nga vendi ngjarjes si dhe për fshehje të armës së krimit.
Policia tha se autori gënjeu për pistoletën me te cilën vrau ish dhëndrin dhe plagosi me një plumb në shpatull avokatin Adriatik Cama.
Arma tip pistolet TT te cilën autori e mbante pa leje, u gjend e hedhur pranë vendit të ngjarjes, në Lumin Lana në Tiranë.



