
Ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj Kortoçi deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e emisionit MCN Economy se dekadën e fundit në Universitete ka një rritje të numrit të vajzave që studiojnë për IT, një panorame krejtësisht ndryshe, ku para 10 viteve ky profesion shihej si i përshtatshëm për meshkujt.
Duke vijuar më tej shpjegimin e saj, Kortoçi tha se për nga ana e aftësive gratë dhe burrat janë njëlloj.
Sipas ekonomistes, gratë duhet të përfitojnë se janë të afta dhe jo për shkak të gjinisë së tyre.
Nëse do i vendosim në balancë, burrat ose gratë, nuk kanë asnjë diferencë për aftësitë, Dhe në kualifikim e në Universitet, numri më i madh janë vajza, dhe më tej janë djemtë që marrin më shumë role drejtuese. Në çështje e aftësisë nuk ka profesioni burra dhe gra, nuk ka profesione që i bëjnë më mirë burrat apo gratë. Deri para një dekade ka qenë profesioni i IT që shihet më tepër si burrëror. Pra një dekade mbizotëronin meshkujt, por në një dekadë ka ndryshuar tërësisht. Auditorët kanë ndryshuar numri i vajzave që është në rritje, pasi aftësia intelektuale dhe e zhvillimi nuk ka diferencë. Këto profesione nuk diferencohen më. Edhe në Shqipëri vazhdojmë në një realitet si në botë. Vërtet kemi më shumë ministre zonja por s’duhet të harrojnë që dy dekada më paerë. Kuotat rozë e detyronin prezencën e gruas në politikë.
Nuk mendoj se duhet të financohet një biznes vetëm se është grua , por se ka idenë, pasi kjo s’do i bënte mirë gjinisë. Duke u mbështetur. Një numër i vajzave heqin dorë nga karriera për t’iu përkushtuar familjes. Duke qenë se në tilla raste, problemin e gjejmë kemi më shumë vajza student dhe më shumë djem në role drejtuese, problem është se gjinia femërore heq më tepër dorë për t’iu kushtuar familje. Puna duhet të kalojë në familje. Nëse familja na mbështet atëherë kjo është pozitive.
Gratë duhet të besojnë tek forcat e tyre, dhe të përfitojnë se janë të afta dhe jo se janë gra. Nuk ka arsye për të qenë inferiore.
Më tej Kortoçi tha se biznesi duhet të ofrojë mbështetje për punonjëset gra, ndërkohë që politikat publike duhet t’i nxisin ato në sipërmarrje, nëpërmjet kredive me norma interesi më të ulëta.
Nuk klasifikohet si një punë. Një grua shqiptare kujdeset për 4 breza, për prindërit, veten, fëmijët dhe nipërit. Kjo klasifikohet si një gjë normale. Asnjëherë nuk i jepet vlera. Nëse do duam të punësonim një njeri që të gatuajë, një njeri që të kujdeset, ajo që do paguajmë do ishte më e madhe se rroga që merr një grua. Nëse do fillojmë ta ndryshojmë këtë kulturë do mbërrijmë në përfundimin se grua është ajo që nuk bën kompromis me jetën, e mbron, ajo është transparente, më e drejtë. Grua është ajo që nuk e dëmton shoqërinë. Gruaja është ajo që në fund të fundit nuk bën pazare. Niveli i korrupsionit tek gratë është më i vogël. Gruaja duhet t’ia njohë vetes vlerat që ka dhe t’ia kërkojë vetes. Numri më i madh i të punësuarve është në biznese. Çfarë duhet të bëjnë. Nëse është një grua e vetme, gjysma e vëmendjes së saj e ka te fëmijët. Puna duhet t’i ofrojë një mbështetje që kjo nënë të mos e këtë vëmendjen tek fëmija në çerdhe. Ka kompani që ofrojnë çerdhe që nëna ta ketë fëmijën afër. Kështu punonjësi nuk është produktiv. Biznesi duhet t’i mbështesë punonjëset gra. Nëse flasim për politikat publike. Si mund ta nxisin që të jenë më formal dhe më në mbrojtje. Atëherë do nxisim gratë në sipërmarrje. Do ofrojmë grante, kredi me kushte më mbrojtëse, me normë interesi më të ulët që këto biznese të rriten.



