
Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo tha në studion e lajmeve të MCN Tv se fakti që SHBA përsëriti sot që Izraeli nuk i ka kaluar vijat e kuqe në Rafah, tregon që ka një marrëveshje jo publike mes dy vendeve se deri ku mund të shkojë shteti hebre.
Më tej, Milo tha se objektivi i Izraelit për të shkatërruar Hamasin është bashkëshoqëruar me një numër të lartë viktimash.

Ka qenë e paralajmëruar dhe kryeministri i Izraelit disa herë ka deklaruar qartë se nuk do të ndalet para asnjë veprimi dhe fushate ushtarake deri sa të arrijë shkatërrimin e Hamasit. Realizimi i këtij objektivi është bashkëshoqëruar me viktima të mëdha nga popullsia e pafajshme palestineze e cila ka qenë e grumbulluar në këto vendqëndrime palestineze, tashmë dhe në Rafah, që është qyteti i fundit në të cilën ka një numër të madh palestinezësh të cilën kanë ikur nga zonat që janë rrafshuar nga Izraeli dhe janë përqendruar aty.
Izraeli ndonëse ka marrë paralajmërime nga SHBA dhe është ndodhur para protestave jo të vogla në mjaft vende të tjera vijon të qëndrojë fort në realizimin e objektivave të tij.
Sot u dha që Izraeli nuk i ka kaluar vijat e kuqe në Rafah. Kjo do të thotë që ka mesa duket ka dhe një marrëveshje jo publike mes SHBA dhe Izraelit se deri ku mund të shkojë Izraeli.
Nëse Izraeli ka objektiv shkatërrimin e Hamasit dhe përpiqet të bëjë sa më pak dëme kolaterale, por që janë të kushtueshëm siç janë jetët e njerëzve të pafajshëm, atëherë këto përbëjnë vijën e kuqe.



