Dështon takimi i parashikuar për tu mbajtur ditën e sotme në Bruksel, mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe atij të Kosovës Albin Kurti.
Josep Borrell, kreu i diplomacisë në Bashkimin Europian, deklaroi se kryeministri i Kosovës refuzoi të ulej në tryezën e bisedimeve me Vuçiç.
Duke folur për mediat pas takimeve dypalëshe me Kurtin dhe Vuçiç, Borrell përmendi kushtet e paraqitura nga kreu i qeverisë së Kosovës.

E para, formalizimi i Marrëveshjes Bazë përmes nënshkrimit nga krerët respektivë të shteteve.
E dyta, tërheqja e letrës zyrtare e dorëzuar në BE nga ish-kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, më 13 dhjetor 2023.
Dhe e treta, dorëzimi i Milan Radoiçiç dhe grupit të tij paramilitar terrorist tek autoritetet gjyqësore të Kosovës.
Diskutimet ishin të vështira dhe në fund nuk pati takim trepalësh.
Kosova nuk ishte e gatshme për një takim të tillë, ndërsa Serbia ishte.



