Ura e Hong Kongut, një nga shtate mrekullitë e botës moderne (VIDEO)

Ura e Hong Kongut, një nga shtate mrekullitë e botës moderne (VIDEO)

Kjo do të jetë një nga urat më të gjata në botë, me një gjatësi prej rreth 42 km dhe që i ka kushtuar qeverisë së Hong Kongut të paktën 15 miliardë dollarë.

Pritet të përfundojë në fund të vitit 2017, ura Hong Kong-Macao-Zhuhai nuk ka qenë kurrë larg polemikave.

Të paktën 9 vetë kanë vdekur dhe me shumë se 300 vetë janë plagosur gjatë ndërtimin të saj.

Projekti, i cili lidh Zhuhai në Provinca Guangdong me Hong Kong dhe Makao, është ura më e gjatë mbi det në botë.

Puna kryesore e ndërtimit e urës përfshiu një urë të gjatë 22.9 km, dy ishuj të bërë nga njeriu dhe një tunel nënujor 6.7 km i cili ka përfunduar.

Në vitin 2015, "The Guardian" e quajti megastrukturën një nga “shtate mrekullitë e botës moderne pranë përfundimit”.

Ura do të shkurtoje kohen e udhëtimit nga Hong Kongu ne Zhuhai dhe Makao nga tre ore aktualisht në vetëm 30 minuta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy