Spanjë, nis kthimi i njerëzve në punë

Spanjë, nis kthimi i njerëzve në punë

Spanja ka lejuar të hënën kthimin e disa punonjësve në punë, në fabrika, zyra dhe në vendet e ndërtimit, ndërkohë që kufizimet u lehtësuan në industri jothelbësore në mes të pandemisë së koronavirusit.

Sektorët që konsiderohen "jo thelbësorë" ranë në "letargji" të përkohshme më 30 mars kur masat e izolimit u forcuan.

Lehtësimi i kufizimit vjen në një kohë kur Spanja ka raportuar shifra më inkurajuese të viktimave dhe një “optimizëm” të kujdesshëm se pandemia mund të ketë arritur kulmin e saj.

Masa për të hequr kufizimet vlen edhe për kompanitë dhe fabrikat, punonjësit e të cilëve nuk janë në gjendje ta kryejnë punën e tyre nga shtëpia. Për ato firma që festojnë festën e Pashkëve, rikthimi në punë do të bëhet të martën.

Rreth dhjetë milionë maska ​​u vunë në dispozicion nga autoritetet, duke u shpërndarë në stacione metro dhe treni njerëzve që përdorin transportin publik.

Por, mbyllja në Spanjë mbetet po ajo për dyqanet me pakicë, baret dhe restorantet, përveç atyre që ofrojnë shërbimin e tyre nëpër shtëpi.

Të hënën Spanja raportoi shifrat e saj më të mira të koronavirusit për rreth tre javë, sipas “Euronews”.

Kryeministri Pedro Sanchez tha të dielën se kombi duhet të balancojë përgjigjen e tij ndaj krizës së koronavirusit, e cila "kërcënon të shkatërrojë jetën dhe në të njëjtën kohë edhe strukturën ekonomike dhe sociale të vendit".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy