Përfaqësuesit e KKD-së deklarohen kundër shembjes së teatrit

Përfaqësuesit e KKD-së deklarohen kundër shembjes së teatrit

Përfaqësuesit e Këshillit Koordinues të Diasporës kanë ngritur zërin e tyre, përsa i përket prishjes së Teatrit Kombëtar, duke u shprehur kundra shembjes së tij dhe duke e quajtur klimën e krijuar në vend, klimë konflikti me pasoja të rënda për vendin.

Sipas anëtarëve të KKD-së, politika në vend po gjeneron kriza që dëmtojnë jo vetëm ekonominë por edhe imazhin e vendit.

Deklarata e plotë:

"Si pёrfaqësues të Kёshillit Koordinues te Diasporёs jemi tё shqetёsuar që shoqëria shqiptare dhe në vecanti politika po përjeton një klimë konflikti që mund të ketë pasoja të renda për të ardhmen e vendit. Duket sikur politika te ne gjeneron kriza të vazhdueshme që dëmtojnë rëndë jo vetëm ekonominë por edhe imazhin e vendit. Muajin e fundit është krijuar njё tensionim fare i panevojshёm lidhur me fatin e godinёs sё Teatrit Kombёtar nё Tiranё. Prej 18 muajsh debatohet dhe protestohet vazhdimisht pёr kёtё cёshtje dhe, sigurisht do te ishte e udhës që Qeveria të vleresonte këtë debat sipas praktikave demokratike me konsultime apo referendum siç ndodh në çdo vend demokratik. Kjo do të kishte evituar që situata të degradonte deri në atë pike sa artistët dhe grupe të tjera të shoqërisë të mbrojnё Teatrin nga policia e shtetit.

• Jemi dakort të ndërtohet njё Teatёr i ri në Tiranë sipas kërkesave të kohës por, kjo mund tё realizohet në një zonë tjetër pa prishur godinёn ekzistuese.

• Qeveria dhe Bashkia e Tiranёs duhet të kuptojnë qё demokracia nёnkuptohet vetёm atёherё kur shumica dёgjon edhe zёrin e pakicёs pa lënë pas dore edhe mendimin e diasporёs.

• Për me tepёr nё kёtё rast nuk bёhet thjeshtё fjalё pёr pakicё dhe shumicё por pёr nje çështje mjaft delikate që ka të bejë me identitetin kulturor të vendit dhe në vecanti qytetit te Tiranes. Artistët, arkitektët, urbanistët, konstruktorët dhe shoqëria civile në Shqipëri dhe Diasporë, kanë të drejtë të ngrenë zёrin pasi kauza pёr teatrin eshte nje test integriteti dhe respekt pёr secilin.

• Nuk dyshojmё qё Qeveria ka qëllime dhe ide të mira por ato bëhen të realizueshme kur janë pjesë e një strategjie zhvillimi social-ekonomik që ka si bazë parimet demokratike të transparencës, gjithëpërfshirjes së grupeve të interesit, zhvillimit harmonik të zonave të ndryshme urbanistike dhe me kryesorja në forcimin e unitetit kombëtar aq shumë i munguar këto kohët e fundit. 

Sot më shumë se kurrë ne kemi nevojë ti kthehemi mencurisë së Sokratit që ” Sekreti i ndryshimit është të fokusojmë të gjithë energjinë tonë, jo për të prishur të vjetrën por për të ndërtuar të renë”. Interesi i vetëm i Diasporës është dhe do të jetë respekti reciprok, progresi ekonomik dhe demokracia e vendit tone duke ruajtjur trashegiminё historike dhe kulturore qё ne po e promovojmё me sukses nepёr botё. Diaspora nuk mund te qendroje kursesi indiferente dhe mospёrfillese ndaj zhvillimeve negative nё vend dhe ёshtё e gateshme tё kontribuojё me ide dhe projekte konkrete. Ne e ndjejmё detyrim patriotik dhe moral tё ndihmojmё dhe ngremё zёrin vetёm nё shёrbim tё Kombit dhe jo tё partive.

Tё dashur bashkeadhetarë, ju bёjmё thirrje nga larg pёr mirekuptim dhe jo konfrontime. Mos harroni se kemi mё shumё gjёra qё n’a bashkojnё se sa n’a ndajnё. Artistёt e mёdhenj qё n’a argёtuan dhe edukuan nga skena e atij teatri nuk do tё dёshronin tё pёrҫahemi pёr godinёn, por tё bashkohemi pёr mbrojtjen e identetitetit tone dhe qё Teatri i ri tё sjellё art cilësor dhe dashuri duke ruajtur nё gjirin e vet thesarin e Teatrit Kombёtar. Ftojmë anetaret e tjere te KKD, Ambasadoret e Kombit, dhe të gjithë shqiptarët në Shqipëri dhe nëpër botë që të mbështesin këtё deklaratё.

Znj. Adriana Fishta Bejko, Dr. (pёrfaqёsuese nga diaspora e Kanadasё)
Kryetare e Bordit te Shkolles Shqipe ne Calgary, autore tekstesh dhe studiuse shkencore, Ambasadore e Kombit

Znj. Anila Hyka SmØrgrav, M.A. Sc and MBA (pёrfaqsuese nga diaspora e Francёs)
Drejtoreshë projektesh, Profesioniste ne fushën e IT dhe Telekomunikacionit, Ambasadore e Kombit

Z. Ardian Radovicka, M.A. Sc. and P.Eng. (pёrfaqёsues nga diaspora e Kanadasё)
Drejtues projektesh studimore, Profesionist per modelimet hidraulike ne bashkine e Torontos, piktor dhe veprimtar

Z. Bashkim Bekiri (pёrfaqёsues nga diaspora e Australisё)
Kryetar I shoqates se komuniteteit Shqiptaro-Australian, inisiator dhe organizator aktivitetesh

Z. Gazment Kapllani, Dr. (pёrfaqёsues nga diaspora e Greqisё)
Drejtues I Katedres se Studimeve Shqiptare Hidai Bregu ne Universitetin DePaul ne Cikago, shkrimtar, dramaturg dhe gazetar, Ambasador i Kombit

Z. Sokrat Sinaj, Prof. Dr. (pёrfaqёsues nga diaspora e Zvicrёs)
Pergjegjes per kerkimin shkencor ne fushen e ushqimit te bimeve bujqesore ne Institutin Kombetar te Kerkimeve Bujqesore (Agroscope) ne Zvicer, Ambasador i Kombit." /VOAL/

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy