180 vjet burg për ish-krerët e UÇK-së/ Selimi: Idiotësi, Prokuroria po krijon narrativë kundër drejtësisë

180 vjet burg për ish-krerët e UÇK-së/ Selimi: Idiotësi, Prokuroria po krijon narrativë kundër drejtësisë

Petrit Selimi, ish-zëvendësministër i Jashtëm i Kosovës dhe bashkëpunëtor i ish-presidentit Hashim Thaçi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka reaguar ashpër ndaj kërkesës së Prokurorisë në Hagë për dënime që në total arrijnë në 180 vite burg për ish-krerët e UÇK-së.

Selimi e cilësoi këtë kërkesë si absurde, duke akuzuar Prokurorinë se nuk po mbështetet në prova konkrete.

Sipas Selimit, qasja e ndjekur në këtë proces shkon kundër parimeve themelore të drejtësisë dhe të drejtave të të akuzuarve.

Të gjitha këto elemente të paraqitura nga Prokuroria po konfirmojnë atë që kemi thënë që në fillim: Prokuroria nuk po bazohet në dëshmi të drejtpërdrejta, primare apo sekondare, nuk po bazohet në të vërtetën dhe në parimet e drejtësisë, por po tenton të krijojë një narrativë. 

Qasja e ndjekur në këtë proces shkon kundër parimeve themelore të drejtësisë dhe të drejtave të të akuzuarve.

Kjo është një absurditet i madh, idiotësi. Një vendim i tillë, nëse do të mbështetej mbi këtë logjikë, do të ishte kundër drejtësisë dhe kundër të drejtave të të akuzuarve. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy