
Një gjykatë në Ukrainë ka dënuar dy ushtarë rusë me 11 vjet e gjysmë burg për sulmet me raketa ndaj dy fshatrave në rajonin verilindor të Kharkivit.
Ky është vendimi i dytë që merret nga gjykatat e Kievit lidhur me akuzat për krime lufte.
Alexander Bobykin dhe Alexander Ivanov u shpallën fajtorë për "shkelje të ligjeve dhe rregullave të luftës" në fund të një gjyqi që filloi në mes të majit në qytetin e Poltava, sipas raporteve nga agjencia Interfax-Ukraine, e cila tha se të dy të pandehurit "e pranuan plotësisht fajin dhe u deklaruan të penduar".



