
Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës 24-vjeçari Gerald Bitri, një nga pesë të plagosurit e përplasjes me armë zjarri mesditën e së shtunës në Laç. 24-vjeçari nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të marra. Policia tha se konflikti mes të rinjve ka nisur për motive të dobëta, për shkak të një aksidenti rrugor me dëme të vogla materiale, dhe më pas ka vijuar me përdorimin e armëve.

Gazetari Jul Simoni në një lidhje telefonike me MCN Live se konflikt mes të rinjve nisi pas gërvishtjes së makinës.
Simoni bën me dije se të rinjve janë përplasur fillimisht vetëm fizikisht.
Sherri ka nisur pas gërvishtjeve të makinave mes dy grupe të rinjve, dhe kishin shkuar për t’u sqaruar në rrugën e kishës së Shna Ndout. Debati ka degjeneruar në përdorimin e armës.
Janë përplasur edhe fizikisht. Në pranga janë vendosur 2 persona.



