Vila e Presidentit pranë Pallatit të Brigadave është përfshirë nga flakët këtë të premte, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikësit dhe garda.
Siç shihet nga pamjet e siguruara nga MCN, garda dhe zjarrfikëset kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Ndërkohë ende nuk dihet se çfarë është bërë shkak i zjarrit, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga autoritetet.



