Marrëveshje e re me FMN. Pakti, si me vendet e zhvilluara

Marrëveshje e re me FMN. Pakti, si me vendet e zhvilluara

Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka mbërritur në Tiranë për të negociuar marrëveshjen e re të bashkëpunimit me qeverinë shqiptare.

Ndryshe nga programi i mëparshëm 3-vjeçar, këtë herë do të ketë një marrëdhënie të re më të zbutur, ku FMN nuk do të ketë me rol imponues në politikat ekonomike të qeverisë, por vetëm këshillues. 

Burime nga FMN dhe Ministria e Financave thonë se bëhet fjalë për një marrëveshje sipas artikullit 4, e njëjtë me ato që FMN ka me vendet e zhvilluara, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shumë ekonomi të tjera, të cilat klasifikohen si të qëndrueshme. 

Sipas Ministrisë së Financave, situata ekonomike është më e stabilizuar dhe vendi nuk është më në kushtet e emergjencës financiare siç ishte 4 vjet më parë. 

Rritja ekonomike është përforcuar nga 1 për qind, që ishte në vitin 2013, në rreth 4 për qind aktualisht, ndërkohë që borxhi publik ka hyrë në një trajektore të qëndrueshme rënëse dhe këtë vit pritet të zbresë në 68.9 për qind e prodhimit kombëtar. 

Sipas qeverisë, dalja e ekonomisë nga kriza është arsyeja kryesore se pse është preferuar një marrëveshje e re, më e zbutur me Fondin. 

Programi i ri nuk vendos më objektiva apo masa të detyrueshme për qeverinë si rritje taksash apo shkurtim shpenzimesh publike. Megjithatë, FMN do të vazhdojë të shprehë publikisht qëndrimet e tij mbi politikat e qeverisë dhe ecurinë e treguesve ekonomikë. / TCH /

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy