Një robot i prodhuar nga Koreja e Jugut bëri debutimin e tij të parë si dirigjent orkestre para një publiku të gjerë në Seul, duke mahnitur audiencën me një performancë të përsosur dhe duke i zënë vendin një humani. I quajtur "EveR 6", roboti i gjatë 1 m e 80 centimetër, drejtoi më shumë se 60 muzikantë të Orkestrës Kombëtare të Koresë, të cilët po luanin instrumente tradicionale koreane. Roboti udhëhoqi me sukses kompozimet, si në mënyrë të pavarur ashtu edhe në bashkëpunim me një maestro njerëzor i cili qëndronte pranë tij për rreth gjysmë ore, duke argëtuar më shumë se 950 anëtarët e audiencës që kishin mbushur Teatrin Kombëtar të Koresë. Edhe në të kaluarën ka pasur shfaqje muzikore të udhëhequra nga dirigjentë robotikë, duke përfshirë një koncert të vitit 2017 të udhëhequr nga roboti YuMi në Itali, por kjo ishte hera e parë që koreano-jugorët dëshmuan shfaqjen e një dirigjent robot në skenë. EveR 6, i zhvilluar nga Instituti shtetëror i Teknologjisë Industriale Koreane, u programua për të përsëritur lëvizjet e një komanduesi njeri përmes teknologjisë së kapjes së lëvizjes. Megjithatë, makina nuk është në gjendje të dëgjojë ose të improvizojë në kohë reale.



