Paketa fiskale/ Topuzi: Goditje e madhe turizmit. Sota: E pamenduar mirë. Kedhi: Prek sektorët jetikë

Paketa fiskale/ Topuzi: Goditje e madhe turizmit. Sota: E pamenduar mirë. Kedhi: Prek sektorët jetikë

Kryetari i shoqatës së hoteleri-turizmit, Zak Topuzi thotë se paketa fiskale nuk është konsultuar me këtë sektor dhe i ka dhënë një goditje të madhe.

 

Nga studio e “MCN Live” ai deklaroi se vendi ynë nuk ishte konkurrues as më parë, dhe jo më tani me taksat e rritura.

 

Nga ana e tij nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ndan bindjen se paketa fiskale është vazhdimësi i politikës represive të qeverisë.

 

Sipas tij, paketa fiskale godet ata sektorë që janë jetikë në një ekonomi si bujqësia dhe industria. 

 

Ndërsa kryetari i shoqatës “Arta”, Ervin Sota thotë se kjo paketë mund të diskutohej tani për në vitin 2030, duke e cilësuar si një paketë të pamenduar mirë dhe të papjekur.

 

Topuzi

Jo ne që nuk jemi konsultuar, por iu ka shkuar e papritur dhe ministrive përkatëse kjo paketë, lidhur me rritjen e TVSH për akomodimin nga 6 në 10%. Është një shifër e konsiderueshme në momentin kur ky sektor po përballet me probleme të ndryshme, si rezultat i rënies së euros me 40%. Dhe ne në faqet ku reklamojmë shesim me euro, se nuk na lejohet. 

 

Goditja e dytë është rritja e pagave të sektorit të turizmit. Goditja e tretë lidhet me rritjen e çmimeve të lëndëve të para si rezultat i tensioneve globale. Kjo e ka çuar turizmin formal gati në mbijetesë. Një hotel ka dhe restorantin, dhe mëngjesin, pothuajse të gjitha produktet ushqimore janë dyfishuar, që nga detergjentët, nafta që përdoret për makineritë e ndryshme.

 

Ne nuk është se ishim konkurrues me taksat dhe tarifat në rajon dhe turizmi prodhon 1/4 e PBB. Ne ishim gati 50% më shumë taksa se Mali i Zi që mund ta konsiderojmë si konkurrentin tonë. Jemi në të gjitha anët me konkurrentë që i kanë 50% më të ulëta taksat. 

 

Kedhi

Paketa fiskale është vazhdim i qasjes represive të kësaj qeverisje. Sot në Shqipëri nuk kemi treg të lirë, nuk kemi konkurrencë të ndershme dhe biznesi i ndershëm, sipërmarrjet e vogla dhe të mesme janë hasur me presion të shtuar fiskal, ku inspektorët vendosin gjoba, biznesi i ndershëm është përballur me këtë qasje represive. 

 

Godet ato sektorë që janë jetikë në një ekonomi dhe godet sektorët produktiv, ku bujqësia është në recension ashtu si dhe industria është në krizë. Bujqësia ka rënë më shumë se kushdo tjetër përveç Ukrainës që është në luftë, dini gjë ju çfarë lufte është Shqipëria? Qeveria iu shton barrën fiskale gjithë këtyre produkteve. Sot ekonomia shqiptare mbahet me këto para të pista që lahen në sektorin e ndërtimit. Nuk mundet ekonomia të mbahet me sektorin publik.

 

Sota

Kjo paketë fiskale mund të diskutohej sot për vitin 2030 që ne të marrim masa, se ndërkohë mund të jenë mbyllur disa kontrata. Se ti po ndërhyn drejtpërdrejtë në xhepin e biznesit. 

 

Është e papjekur kjo lloj manovre dhe e pamenduar mirë dhe ata që e kanë konsultuar nuk i kanë parë detajet siç duhet. Në Vlorë po pritet që të ngrihen dhe taksat lokale, nuk e kuptojmë dot këtë lloj qasje ndaj biznesit. Na vënë këto pengat herë pas here dhe ne jemi jashtë loje me fqinjët tanë të sektorit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy