Kriza Rusi-Ukrainë/ Hoxha: SHBA rol thelbësor në këto zhvillime

Kriza Rusi-Ukrainë/ Hoxha: SHBA rol thelbësor në këto zhvillime

Kriza mes Rusisë dhe Ukrainës ka pushtuar mediat ndërkombëtare. Në studion e lajmeve në MCN TV gazetarja Habi Hoxha ka bërë një përmbledhje të të gjithë situatës.

Siç Hoxha bëri me dije Rusia ka dërguar trupa ushtarakë në Donetsk dhe Luhansk pasi këto dy rajone shpallën pavarësinë nga Ukraina.

Ndërkohë Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian dhe Mbretëria e Bashkuar kanë paralajmëruar sanksione të forta që pritet të bëhen publike pasditen së martës.

Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës kanë qenë në qendër të vëmendjes të të gjitha mediave ndërkombëtare sepse kjo është një nga ngjarjet më të mëdha pas luftës së dytë botërore. Lajmi i gjithë kësaj situate ka qenë ditën e djeshme kur presidenti Putin ka nënshkruar një dokument i cili nga ana ligjore ka njohur dy rajonet Donetsk dhe Luhansk, si dy rajone të pavarura. Në vitin 2015 është nënshkruar marrëveshja e Minskut ku është kërkuar të mos futen trupa ushtarakë në këto dy rajone sepse në të kundërt marrëveshja do të binte, por  Putin ka futur trupa me pretekstin se ato do të shërbejnë si trupa paqeruajtëse, edhe pse kjo ka sjellë reagime.

Lidhur me këtë reagimi nga perëndimi ka qenë i shpejtë, por ka pritur pak gjatë për të diskutuar dhe ajo që ka ndodhur është se SHBA ka marrë një veprim konkret duke ndërprerë të gjitha marrëdhëniet ekonomike me këto dy rajone. Duhet të themi se me këtë ngjarje ajo çfarë është ende e hapur se çfarë do të ndodhë më tej është takimi mes Putin dhe Blinken, por SHBA kanë thënë se ky takim do të ndodhë në rast se Rusia nuk pushton Ukrainën, prandaj pritet të shohim se çfarë do të ndodhë.

NATO është shprehur se këtë veprim e sheh si shkelje ndërkombëtare, çështja e vendosjes së trupave në kufi është një presion psikologjik. Problematika e këtyre dy zonave është se Rusia ka përdorur një strategji duke vendosur njerëz të vetë në këto dy zona për ti kontrolluar. Për të kuptuar gjendjen reale në Ukrainë mund të them se nuk flitet për një panik të paktën në Kiev, ndoshta ngaqë ata gjithë kohës kanë qenë në një presion psikologjik, vendet më problematike janë këto dy zona. Mbetet të shohim se çfarë do të ndodhë

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy