
Klubi spanjoll Levante, permes nje komunikate zyrtare, ka njoftuar blerjen e shërbimeve të sulmuesit shqiptar Armando Sadiku, kartonin e të cilit e zotëronte deri më sot ekipi polak i Legias së Varshavës. Sadiku ka nisur sot në mëngjes stërvitjen me ekipin “Azulgrana”.



