Shtrohet në spital në gjëndje të rëndë shëndetësore Dritëro Agolli

Shtrohet në spital në gjëndje të rëndë shëndetësore Dritëro Agolli

Shkrimtari i madh, Dritëro Agolli po kalon ditë të vështira. Prej disa ditësh ai është shtruar me urgjencë në Sanatoriumin e Tiranës për shkak të një komplikacioni që ka patur në rrugët e frymëmarrjes.

Agolli e ka refuzuar shtrimin në spital pavarësisht gjendjes së rënduar shëndetësore por me insistimin e mjekëve dhe familjarëve të tij, shkrimtari i madh është bindur të shtrohet në sanatorium për të marrë një përkujdesje më të specializuar nga mjekët.

Prej kohësh ai ka shfaqur një shëndet të dobët, ç’ka e ka detyruar të marrë oksigjen me hundë në rrugë artificiale. Në një prononcim për “BalkanWeb” bashkëshortja e tij, Sadije Agolli ka pohuar se “Dritëroi tani është mirë dhe nën kujdesin e mjekëve, asgjë për t’u shqetësuar”, është shprehur ajo.

Shkrimtari festoi 85­vjetorin e tij të lindjes në tetor të vitit të shkuar, me ç’rast u mbajtën një sërë aktivitetesh nga institucionet shqiptare dhe u botuan tri drama të panjohura e një libër me poezitë e tij të fundit, titulluar “Prit edhe pak” – poezi që kanë qenë në dorëshkrim dhe botoheshin për herë të parë dhe shumë prej tyre qenë poezi dashurie.

Po me rastin e 85­vjetorit të lindjes së shkrimtarit Dritëro Agolli, Akademia e Shkencave i dha lexuesit në Shqipëri tri dramat e tij: “Fytyra e dytë”, “Mosha e bardhë” dhe “Baladë për një grua”.

Dramat “Fytyra e dytë” dhe “Baladë për një grua” janë krejt të panjohura për lexuesin deri më sot, kurse drama “Mosha e bardhë” është botuar nga Rilindja në Prishtinë në vitet 1970­1980.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy