Alfio Rrotani: Së shpejti do hap restorant në Dubai! 2023, viti ideal për rikthim në televizion

Alfio Rrotani: Së shpejti do hap restorant në Dubai! 2023, viti ideal për rikthim në televizion

Kuzhinieri Alfio Rrotani, thotë se viti 2022 për të u mbyll sa hap e mbyll sytë, me një mijë peripecira, problematika dhe gëzime të ndryshme.

Në emisionin “Stay Tuned” në MCN Tv, ai deklaroi se marrëdhëniet e tij me lekun janë katastrofë, por përmendi një shprehje “lekë skam, por s’mbarojnë kurrë”.

Ai shprehu pendesë për largimin nga televizioni, duke shtuar se vjen një moment që bën ca zgjedhje por edhe pendohesh.

Besoj se do rikthehem në televizion. 2023, mund të jetë viti ideal. Duhet diçka e veçantë, se emisione gatimesh bëhen nga më të ndryshmet.

E dimë si funksionon Shqipëria, fatkeqësisht kam ngrënë disa gola nga disa njerëz që më kanë shfrytëzuar, si nga ana shoqërore dhe e punëdhënësve.

Por kam krijuar një bazë për të ardhmen time dhe kam disa projekte që do s’do do i çoj përpara dhe çdo vit do jetë më mirë. Besoj do finalizohen në 2023-2024.

Ëndrra ime është që të krijoj disa baza shumë të forta, që të kem më shumë kohë të lirë për vete dhe të eksperimentoj dhe të bëj gjëra të reja, që të mos ngelem në një vend.

Kam një projekt jashtë Shqipërisë, së shpejti do hap restorant në Dubai. Kemi ca biseda dhe për në Manhatan.

Ideja është një ekzekutiv shef kuzhine, ose një aksioner restorantesh i cili këtë punë ka. Shkon, kontrollon, jep udhëzime, bën që çdo gjë të ecë mirë.  I menaxhon gjërat duke vendosur njerëzit e duhur në vendet e duhura.

Gjëja më e keqe që më ka ndodhur në Shqipëri, është se kam hapur një restorant, që vazhdon ende në gjyqe, është një nga restorantet më të suksesshme edhe sot, ku kam hedhur gjithë idetë e mia në 20 vite punë.

Këto 20 vite kam pasur një bllok ku mbaja shënime që thosha këtë gjë do e bëj kështu. Gjeta një investitor që hapëm restorantin, u tregua shumë i suksesshëm që ditën e parë që u hap.

Dhe siç funksionojnë në Shqipëri, u falsifikuan firmat, u vodhën kuotat, sikur kisha shitur kuotat, gjë që nuk e kisha bërë.

Do të doja shumë ta kisha mbrapsht, se në fund është si një fëmijë i yti që e ke krijuar nga zero.

Sa i takon rikthimit në ekran, Alfio rrëfeu se synon që të rikthehet me emisionin “Bukë, kripë e zemër”.

Ishte diçka super e bukur dhe super e suksesshme, por edhe më e lodhshmja që kam bërë në jetë. Një diçka të tillë synoj, unë projektin e kam gati.

Po pres momentin e duhur... Më ka marrë malli për televizionin dhe nëse e ndaj mendjen që do rikthehem, do rikthehem.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy