Trafikuan 275 kg drogë me stampën e “Dragon Ball”, arrestohen 3 shqiptarë në Itali

Trafikuan 275 kg drogë me stampën e “Dragon Ball”, arrestohen 3 shqiptarë në Itali

Një sasi prej 275 kilogramë lëndë narkotike e llojit marijuanë, është kapur nga autoritetet policore të Riminit, në Itali. Sipas mediave italiane, hetimet për goditjen e këtij rasti kanë nisur që në verën e këtij viti, ndërsa në pranga janë vënë tre shtetas shqiptarë. Iniciativa e autoriteteve italiane për nisjen e këtij hetimi, ishte arrestimi i dy vëllezërve shqiptarë me 1.5 kilogramë marijuanë ndërsa operacioni u mbyll mëngjesin e sotëm duke vënë në pranga edhe një tjetër shqiptar.

Falë punës investigative të repartit operativ të antidrogës së Riminit, u sinjalizua mbërritja e një ngarkese droge në territorin e provincës së Riminit. Operacioni u finalizua me kapjen e një furgoni në zonën Spadarolo të Rinimit. Në dyshemenë e modifikuar të automjetit u gjend 160 kg hashash e 115 kg marijuanë. Pakot e drogës kishin të stampuar figura filmash vizatimorë e filma serialë televizivë.

Identifikimi i furgonit erdhi pas mbajtes nën përgjim të disa anëtarëve shqiptarë të këtij grupi kriminal që pasditen e datës 3 dhjetor kishin kryer lëvizje të dyshimta me automjetet e tyre. Në një rrugë dytësore të zonës industriale të Sparadarolës në Rimini autoritetet italiane ndaluan furgonin me drogë e në vendngjarje u arrestuan 3 trafikantë shqiptarë.

Dy prej tyre të moshës 26 e 35 vjeç janë banues në Rimini, shqiptari i tretë 35 vjec, pa leje qëndrimi në Itali, u kap pas ndjekjes prej disa minutash nga policia italiane. Ndërsa shoferi i furgonit mundi të arratisej e është shpallur në kërkim. Tre trafikantët shqiptarë ndodhen në arrest me burg e janë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore italiane

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy