Kriminelët serbë vijojnë t’i bëjnë benë Ballist Morinës. Kërcënimi i radhës vjen nga vrasësi i kryeministrit serb, Zoran Gjingjiç, Milorad Lukoviç Legija. Ai ka paralajmëruar Morinën, se nëse ekstradohet në burgun ku ai vuan dënimin do të përdhunohet sistematikisht. Lajmin e kanë bërë të ditura mediat serbe.
“Sapo të mbërrijë këtu do ta … në banjo. Nuk shpëton dot. Do t’i japim një mikpritje të ngrohtë dhe do t’i gjejmë një vend mes nesh”, ishin kërcënimet e vrasësit të kryeministrit serb.
Mediat serbe theksojnë se Legija ka autoritet në burgun e Pozharvecit. Po kështu, qarkullojnë shumë legjenda se ai bën ligjin në atë burg.
Megjithatë, ka pak të ngjarë që Morina, nëse ekstradohet, do të qëndrojë në burgun e sigurisë së lartë.



