Apeli i ambasadores amerikane për kandidatët/ Rama: Zbatojmë ligjin, kush gënjen ka përgjegjësi individuale

Apeli i ambasadores amerikane për kandidatët/ Rama: Zbatojmë ligjin, kush gënjen ka përgjegjësi individuale

Partia Socialsite ka mbajtur sot mbledhjen e thirrur nga kryetari i saj, Edi Rama, por më shuymë se sa fakti se cfarë u diskutua në atë mbedhje, pas saj, kryeministri Rama I është përgjigjur interesimit të mediave lidhur me apelin e ambasadores së SHBA Yuri Kim për të nxjerrë kandidatë të pastër për deputetë në zgjedhjet e 15 prillit. Rama e ka cilësuar këtë një përgjegjësi personale të çdo kandidati nëse rezulton i dënuar apo me të shkuar kriminale.

Ne kemi ligjin, zbatojmë ligjin. Përgjeagjësia e kujtdo që gënjen në vetëdeklarim është përgjegjësi individuale jo partie. Partitë nuk janë drejtori policie, verifikojnë në bazë të ligjit dhe sipas ligjit i kemi bërë verifikimet gjithmonë. Skemi ndërmend të ngremë salla torturash në selitë e partive nëse dikush fsheh diçka. Ne shohim dokumentacionin në dispozicion”, theksoi kryeministri Rama.

Kryeministri vijoi duke thënë se kushdo që gënjen në vetëdeklarimin e formularit në KQZ ka përgegjësi personale.

 “Është proces dhe sigurisht lista përfundimtare do të jetë ajo që do të çohet në KQZ. Ne kemi ligjin zbatojmë ligjin, përgjegjësia e kujdo që gënjen në vetëdeklarim është personale. Partia nuk është polici që të hetojë kush është i kriminalizuar. Nuk kemi asnjë mundësi të ngrejmë salla operative nëse dikush fsheh diçka në lidhje me dokumentacionin e tij.”-tha Rama.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy