
Presidenti Ilir Meta jep një mesazh, pas valës së protestave që kanë përfshirë vendin, si pasojë e rritjes së çmimeve të disa produkteve bazë dhe në mënyrë të veçantë karburantit.
I bëj thirrje Qeverisë të dëshmojë ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë e duhur në adresimin e të gjitha çështjeve që po shqetësojnë me të drejtë qytetarët, të cilët prej ditësh po protestojnë, në mbarë vendin, për dinjitetin dhe të drejtat e tyre thelbësore.
Ndërkohë Policisë së Shtetit, Presidenti i tërheq vëmendjen për t’u distancuar nga dhuna e papranueshme dhe ndalimet e pajustifikuara.



