Ndalohet gjyqtari i Apelit në Tiranë, Shkëlqim Miri, të cilit iu gjetën në banesë 300 milionë lekë.
Prokuroria e Përgjithshme ka nisur një hetim prej gati një viti ndaj Mirit, ndërsa gjatë kontrollit atij i janë gjetur në banesë dhe një shumë prej 20 mijë eurosh, që dyshohet të jenë marrë në këmbim për të ndryshuar akuzën lidhur me një vrasje të ndodhur në Burrel, në vitin 1997.
Dyshohet se gjyqtari ka ndryshuar akuzën nga vrasje, në plagosje të rëndë me dashje. Shtetasi i akuzuar quhet Gentian Doda, i ekstraduar kohë më parë nga Los Anxhelos, në SHBA. Shtetasi Gentian Doda njihet si “kundërshtar” i famijles ‘Dedja’.
Akuza e parë që mund të ngrihet kundër gjyqtarit Miri është ajo e fshehjes së pasurisë.



