Nesër Kurban Bajrami, kreu i KMSH Bujar Spahiu uron besimtarët: Paqe dhe begati në çdo familje

Nesër Kurban Bajrami, kreu i KMSH Bujar Spahiu uron besimtarët: Paqe dhe begati në çdo familje

Kryetari i Komunitetit Mysliman i Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke përcjellë mesazhe paqeje, harmonie dhe solidariteti.

 

Në një video-mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Spahiu uroi që kjo festë të sjellë “paqe, mirësi dhe begati në familjet tuaja”, ndërsa theksoi rëndësinë e sakrificës, përkushtimit ndaj Zotit dhe kujdesit për njëri-tjetrin.

 

Ai nënvizoi se Kurban Bajrami është një moment reflektimi dhe afërsie, sidomos ndaj familjeve, të moshuarve dhe njerëzve në nevojë, duke bërë thirrje për më shumë mirëkuptim dhe solidaritet në shoqëri.

 

Kreu i KMSH-së shprehu gjithashtu urimin që kjo festë të sjellë shëndet, gëzim dhe begati në çdo familje shqiptare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy