“Shqipëria të ndahet në 4 rajone”, Kume: Propozimet e partive janë vetëm për interesa elektorale (VIDEO)

“Shqipëria të ndahet në 4 rajone”, Kume: Propozimet e partive janë vetëm për interesa elektorale (VIDEO)

Ish-kreu i KQZ Kristaq Kume u shpreh edhe njëherë në edicionin e lajmeve në MCN TV për ndarjen e Shqipërisë në 4 rajone. Duke komentuar propozimet e partive politike për ndarjen territoriale në Shqipëri, Kume vuri në dukje se deri më tani gjithçka është bërë për objektiva politikë në zgjedhjet e ardhshme vendore. Kume theksoi rëndësinë e ndërhyrjeve të thella në legjislacion dhe që ndarjet e bashkive të mos të bëhen me një të rënë të lapsit.

Ndarja në territore e pushtetit vendor është një ndër faktorët që ka efekte te ndjeshëm në mirëqeverisjen e komunitetet, dhe si e tillë duhet të gjendet zgjidhje me seriozitetin maksimal. Duke qenë se efektet janë edhe në garën elektorale, do të thoja se problemi fillon të komplikohet për t’u gjetur zgjidhja sepse këtu ajo çka është duke u bërë deri tani, është gjithçka në emër dhe për të realizuar objektiva politikë, garuesit që do të hyjnë në zgjedhjet e pushtetit vendor, se sa përdorimi i këtij momenti për interesat e qytetarëve. Vet fakti që thuhet se do jenë kaq apo aq bashki apo rajone, numrat deklarohen pa shumë vështirësi, tregojnë që llogaritjet janë të mbështetura vetëm në rezultatet elektorale të garuesve të ardhshëm. E mira e qytetarëve kërkon që ndarja të mos bëhet me një të rënë të lapsit, por vetëm mbështetur me analiza të tilla. Ajo që kemi sot, tregon që në bashki të mëdha, komunitetet rurale nuk kanë arritur të marrin atë që u jep demokracia lokale. Ajo që do të ishte dashur të bëhej, vet ko ndërkombëtar, duhet të shtynte partitë të trajtonin në gjithë gjerësinë dhe thellësinë e tij funksionimin e pushtetit vendor, dhe jo vetëm te ndarja territoriale, numri i bashkive. Ligji për kohezionin social e ndan Shqipërinë në 4 rajone. Kemi nevojë për një ndërhyrje të thellë në gjithë legjislacionin”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy