Historia pas emrit të të famshmeve spaghetti alla puttanesca

Historia pas emrit të të famshmeve spaghetti alla puttanesca

Një trëndafil, me çfarëdolloj emri tjetër, do të mbante njësoj erë të mirë. Por a do ta gjykonim ndryshe rastin spaghetti alla puttanesca? Pjata e makaronave të famshme italiane që mban këtë emër paksa të sikletshëm dhe miti që e rrethon, e shpjegon popullaritetin e saj po aq sa salca e saj.

 A e sollën prostitutat e Napolit te klientët e tyre si një mënyrë të shpejtë, por të kënaqshme për t’u rritur atyre energjinë? A ishte aroma e saj e këndshme një mënyrë për të joshur klientë të rinj drejt krevatit?

Nëse ndonjëra prej këtyre rrëfenjave i afrohet të vërtetës, duhet të imagjinoni se zonjat e atëhershme të natës t’i lanin dhëmbët mirë pas një pjate të tillë. Me përzierjen e sardeleve, hudhrës, kaperit dhe ullinjve, salca alla puttanesca nuk është për t’u shijuar me pjatën e fundit.

Më e besueshme, edhe pse është më pak romantike, historia e origjinës së saj është kjo: Një natë vonë në vitet 1950, Sandro Petti, një pronar restoranti nga Ischia, një ishull në Gjirin e Napolit, pa t’i hynin në lokal një grup klientësh të uritur. "Faccia una puttanata qualsiasi" (bëj një… çfarë dreqin të duash). Qilari i Petti-t ishte pothuajse bosh, por ai nuk mund t'i zhgënjente klientët e tij.

Asgjë që nga ato me të cilat përgatitet spaghetti alla puttanesca nuk ka nevojë të jetë e freskët. Domatet përbëjnë bazën e salcës, por ato të konservuarat janë më të mira dhe, përveç atyre të pjekura nën diellin e nxehtë të Campania-s, ndoshta janë më mirë se të freskëtat. Sardelet mund të ruhen për një kohë të gjatë në dollap. Po kështu edhe të kripurat, kaperi dhe ullinjtë. Specat e thatë janë një mënyrë e përkryer për t’u shtuar nxehtësinë. Hudhra po ashtu ruhet për një kohë të gjatë pa u prishur. Është një pjatë që merr pak minuta kohë për t'u përgatitur, por që mbetet në frymën dhe mendjen e atij që e shijon, për shumë kohë. / Revista 1843 /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy