Një kopje e rezultateve të votimit në çdo qendër votimesh do të varet në ambientet e KZAZ-ve në mënyrë që të ketë sa më shumë transparencë për vëzhguesit. Ky vendim u miratua në mbledhjen e kësaj të mërkure me 7 vota pro dhe asnjë kundër pas kërkesës për transparencë. Ndërkohë përfundoi akreditimi për 5180 vëzhgues.



