Trupi i pajetë i një 26-vjeçari shqiptar, i cili për herë të fundit u pa i gjallë gjatë tentativës për grabitjen e një vile, u gjet mëngjesin e kësaj të enjteje në Breno të Italisë. Dorjan Puja u kërkua për javë me radhë nga policia, derisa orët e fundit kufoma e tij u gjet nga kalimtarë të rastit.



