
Përgjatë 24-orëshit vendi ynë pritet të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike në të gjithë territorin duke bërë që pjesa e parë e ditës, në një pjesë të mirë të Shqipërisë të sjellë mbizotërim të intervaleve me kthjellime.
Ndërsa pas – mesdite parashikohet që vranësirat të shpeshtohen në të gjithë vendin ku më të fokusuara do të jenë në zonat përgjatë kufirit Lindor duke lënë pjesën të territorit nën dominimin e motit të kthjellët.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C vlera minimale deri në 33°C vlera maksimale.



