Sino: Informaliteti ka ndikim negativ në jetëgjatësinë e bizneseve të reja, duhen mbështetur me klimën e duhur (VIDEO)

Sino: Informaliteti ka ndikim negativ në jetëgjatësinë e bizneseve të reja, duhen mbështetur me klimën e duhur (VIDEO)

Skerdi Sino, zhvillues biznesi deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se numrat për krijimin e sipërmarrjeve të reja janë pozitive, por që këto shifra duhen parë më tej, pasi duhet parë sa jetëgjata janë bizneset.

Duke vijuar shpjegimin e tij, Sino tha se informaliteti dhe konkurrenca e pandershme janë dy faktorë që ndikojnë negativisht në jetëgjatësinë e një biznesi dhe se është e nevojshme të krijohet një klimë e mirë që sipërmarrjet të zhvillohen.

Numrat janë pozitive, po duhet të shohim jetëgjatësinë, të krijohen një numër i caktuar është i lehtë po sa këto biznese do të jenë jetëgjatë mbetet në pikëpyetje. Informaliteti, konkurrenca e pandershme, është shenjë biznese që këto biznese që po zhvillohen janë të larta ne duhet të kujdesemi që të jetojnë. Sipërmarrësit e rinj kanë një dëshirë të madhe dhe aty është pikënisja, dëshira që kanë sipërmarrësit për të qenë liderë produktesh jo vetëm në Shqipëri. Rinia, kompanitë e reja duan të kenë kompani ndërkombëtare duhet t’i mbështetim me klimën e duhur.

Shumica e biznese të ofrojnë një produkt për konsum. Ne po firojmë në njerëz. Duhet ndërtuar një strategji për të mbajtur njerëz të kënaqur, pastaj njerëzit do rrisin konsumin dhe do zhvillohen dhe bizneset. Gjithë individët që pyetën shpresën që pagat janë një faktor. Nuk mund të rriten me 70%, por të fillojmë të punojmë nga Shqipëria për tregje të huaja. Duke targetuar vetëm 2% të tregut botëror do të rrisim GDP-në.

Bizneset e huaja e kanë interes për të ardhur në Shqipëri, por kemi një lloj formati biznesi që i shohim si individë që duhen vjelur, dhe e kanë pësuar kryesisht investitorët që vijnë nga Italia. Eshët çështje e një PR të keq që kemi, e kemi bërë dhe vetë. Faji nuk është vetëm qeveri biznes dhe investitorë të huaj, po është dhe faji i punonjësve, partnerëve që ata kanë zgjedhur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy