Ekstazi, kërpudha haluçinogjene dhe mbi të gjitha ketaminë, anesteziku që i shkaktoi mbidozë aktorit të serialit “Friends”, Matthew Perry.
Në muajt e kaluar përkrah Donald Trump, Elon Musk dyshohet se përdori narkotikë, pavarësisht se publikisht ishte shprehur kundër drogave të paligjshme.
Një raportim i tillë vjen nga New York Times, në ditën e fundit të njeriut më të pasur në botë si punonjës i administratës Trump.
Përdorimi i drogës shkoi përtej përdorimit të rastësishëm. Musk u tha disa njerëzve se po merrte aq shumë ketaminë saqë i ndikonin fshikëzën, njëlloj si përdoruesve kronikë. Musk ka përdorur ekstazi dhe kërpudha halucinogjene.
Ai mbante me vete një qese me recetë ditore me rreth 20 pilula gjatë udhëtimit, përfshirë disa me karakteristikat e stimuluesit Adderall, sipas një fotografie dhe personave që e panë atë, raportoi NYT.
Nuk është e qartë nëse Musk po përdorte drogë kur u bë një zyrtar i përhershëm në Shtëpinë e Bardhë këtë vit. Musk ka pranuar në të kaluarën se përdorte ketaminë herë pas here, disa herë në muaj, për të mbajtur nën kontroll depresionin dhe i tha biografit të tij, Walter Isaacson, pasi nuk i pëlqen të përdorë drogëra të paligjshme.
Megjithatë, kohët e fundit, ai ka zhvilluar zakone më të rrezikshme, raportoi Times, duke përdorur ketaminë shpesh, ndonjëherë çdo ditë, dhe duke e përzier atë me droga të tjera.



