Tabaku: Të ndryshojë PD që të jemi alternativë e shumicës, të mos përsërisim gabimet e së shkuarës

Tabaku: Të ndryshojë PD që të jemi alternativë e shumicës, të mos përsërisim gabimet e së shkuarës

Kam pritur që numëruesit të mbaronin punën. Unë kam të njëjtin qëndrim që kisha që në fillim të shtatorit.

Kam bërë thirrje për të gjithë ata që janë në PD, pak rëndësi ka që mendojnë ndryshe, që PD duhet të ishte bashkë dhe të kishte ofertë të unifikuar.

Kam bërë thirrje që secili prej nesh të mendonte më shumë se interesat e veta personale, kam bërë thirrje që PD të ndryshonte mendësinë, të ndryshonte ofertën, sjelljen.

Duke folur para hyrjes në seancën parlamentare të ditës së sotme, deputetja demokrate Jorida Tabaku deklaroi se në këtë moment ka kërkuar të mos përsërisim gabimet e së shkuarës, të reflektohet dhe të mos vijojnë po njësoj me të njëjtat justifikime por të kalohet një proces i cili do kohë,

Ajo kërkoi që t’u jepet kohë demokratëve dhe vetes për të kuptuar se ku gabuan.

Nëse do kishim ndryshuar ofertën e PD do i kishim lënë vendin jo llumit, jo mllefit, jo sulmit, jo përçarjes por bashkimit dhe ofertës së PD në 1, situata do ishte ndryshe.  

Ka ardhur momenti që të reflektojmë e të sillemi ndryshe. Shqipërisë i duhet një opozitë e fortë. Duhet të shohim nga vetja se çfarë bëmë gabim.

Të pranojmë që PD s’është as më e madhe, as më e bashkuar, as më e fortë se këtë treguan rezultatet. S’mund të jemi refuzimi i shqiptarëve, por alternativa.

Dorëheqja e Alibeajt ishte e papritur për mua, mbrëmë kam patur një takim me Gazment Bardhin, kemi diskutuar për këtë çështje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy