Uron Papa Françesku: Zoti ende na do të gjithëve, madje edhe më të këqijtë prej nesh (VIDEO)

Uron Papa Françesku: Zoti ende na do të gjithëve, madje edhe më të këqijtë prej nesh (VIDEO)

“Zoti i do të gjithë, edhe më të keqin prej nesh”, kështu e uron ndër të tjera papa Françesku, festën e Krishtlindjes.

Papa foli me mijëra njerëz gjatë meshës së festës së Krishtlindjes në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.

“Krishtlindja na kujton se Zoti vazhdon të na dojë të gjithëve, madje edhe më të keqin prej nesh. Për mua, për ju, për secilin prej nesh, ai thotë sot: Unë ju dua dhe do t’ju dua gjithmonë, sepse ju jeni të çmuar në sytë e mi”, tha pontifi 83-vjeçar.

“Zoti nuk ju do sepse ju mendoni dhe veproni në mënyrën e duhur. Ai thjesht ju do. Dashuria e tij është e pakushtëzuar; nuk varet nga ju”.

Papa gjithashtu foli rreth abuzimeve klerike dhe skandaleve financiare që kanë prekur Kishën.

“Çfarëdo që të shkojë keq në jetën tonë, çfarëdo që të mos funksionojë në Kishë, pavarësisht problemeve që ka në botë, (kjo) nuk do të shërbejë më si një justifikim.”

BBC shkruan se kjo deklaratë  do të interpretohet nga disa si një referencë ndaj skandaleve të Kishës, përfshirë abuzimin seksual.

Papa Françesku do të kthehet në Bazilikën e Shën Pjetrit më vonë, për Ditën e Krishtlindjes, për t'i dhënë botës mesazhin tradicional papal.

Në mesin e atyre që morën pjesë në meshë ishin fëmijë të zgjedhur nga vendet përfshirë Venezuelën, Irakun dhe Ugandën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy