Cakrani: Në burgun e Rrogozhinës është ushtruar presion ndaj të dënuarve, ka pasur manipulime të votës (VIDEO)

Cakrani: Në burgun e Rrogozhinës është ushtruar presion ndaj të dënuarve, ka pasur manipulime të votës (VIDEO)

Të drejtën e votës në zgjedhjet e 14 majit e kanë pasur edhe të burgosurit në burgun e Rrogozhinës. Sipas të dhënave zyrtare, rezulton se, 92 vota janë dhënë për Partinë Socialiste, 12 për koalicionin e opozitës “Bashkë Fitojmë” dhe 4 vota kanë qenë të pavlefshme.

Lidhur me këtë, avokati Kujtim Cakrani në MCN Live deklaroi se në çdo zgjedhje të bëra në vendin tonë ka pasur kontestime, ndërsa theksoi se votimet nuk manipulohen ditën e zgjedhjeve.

Ai tha se ndaj të dënuarve në burgun e Rrogozhinës është ushtruar presion për votën dhe se ka pasur manipulime të saj. Sipas tij, kanë votuar persona që nuk kanë qenë në listë dhe kjo duhet hetuar.

Këtu ka 32 vjet që bëhen votime, zgjedhje dhe nuk mbaj mend ndonjë rast përveç 2013 që nuk janë kontestuar që s’ka pasur probleme për zgjedhjet. Këtu ka pasur gjithë kohën probleme, duke filluar nga ’96, ka pasur kontestime në mënyrë të vazhdueshme. Në zgjedhjet vendore të herës së fundit angazhohen përveç punonjësve të bashkive apo administratës, mbingarkojnë dhe punonjës të tjerë që i llogarisin votat, marrja e votës me metoda ekstra ligjore dhe koha e diktaturës nuk ka asnjë ndryshim nga kjo. Të kërkojnë me detyrim votën e familjarit, prandaj mos prisni që të prisni dhunë e manipulime ditën e zgjedhjeve.

Ai bëri të ditur më tej se nga informacionet e siguruara nga klientë të tij që vuajnë dënimin në burg i është konfirmuar se kanë pasur presion te burgu i Rrogozhinës nga stafi.

Roli i babait të kryetarit aktual të bashkisë hë një rol shumë të rëndësishëm është shef i regjimit në atë strukturë të IEVP, kjo është një strukturë që merret apostafat me ndarjen e punëve brenda në institucion, që krijon lehtësira që të burgosurit të takojnë familjarët, për ushqim. Në komision ka qenë dhe punonjës të administratës që ka qenë kunata e kandidatit aktual, pra atje ka qenë një strukturë nepotike e kryetarit të bashkisë dhe kutia ka qenë atje në fund dhe pasi kanë parë se rezultati ka qenë në favor të kandidatit ‘bashkë fitojmë’ dhe kanë nxjerr asin nën mëngë të asaj kutie të fundit.

Avokati Cakrani tha se duhet hetuar nëse kanë qenë ata të dënuar në listën e zgjedhësve atje, sepse sipas tij në atë institucion ka vepra penale dhe nëse do hapet kutia dhe bëhet një hetim administrativ,

Duhet të hetohet, të shoshësh kush ka marrë pjesë në këtë proces votimi atëherë nëse kjo vërtetohet, është e rëndë dhe është objekt për SPAK. Problemi është se duhet të dalë rezultati përfundimtar dhe ti kërkosh KQZ që të hapet ajo kutia. Kam informacione që personat janë presionuar për të dhënë votën kundër dëshirës, kanë votuar atë që e kanë futur në burg. Personat që kanë qenë në burgun e Peqinit, Rrogozhinës, dhe nëse para 10 ditësh ka qenë në burgun e Fierit dhe është gjendur në burgun e Rrogozhinës tregon se ka pasur manipulim. Hetimi do fillojë kur të zbardhet rezultati dhe të fillojnë ankimimet e partive.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy