Angela Merkel ishte një model dhe shenjë dalluese e demokracisë.
Kështu shkroi presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier, me rastin e ditëlindjes së ish-kancelares e cila nesër më 17 korrik mbush 70 vjeç.

E veçanta e ditëlindjes së saj është se 70 vitet e saj mund të ndahen saktësisht në dy gjysma, 35 vitet e para jetoi deri në rënien e murit dhe 35 vitet e dyta në lirinë e shumëpritur.
Ka qenë gjithmonë e rëndësishme për të, të nxjerrë në pah vlerën e lirisë dhe vlerën e një shoqërie të ndritur.
Argumentet e saj ishin bindëse sepse ajo e dinte më së miri nga përvoja e saj se çfarë vlere të paçmueshme ka jeta në një demokraci të themeluar mbi liritë.



