Kortoçi: Ekonomia shqiptare është e çorientuar, mungojnë politikat efektive nga qeveria

Kortoçi: Ekonomia shqiptare është e çorientuar, mungojnë politikat efektive nga qeveria

Ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj Kortoçi në një lidhje skype me MCN Economy duke folur lidhur me subvencionet në sektorin e bujqësisë, deklaroi se qeveria vijon ende të mos përcaktojë modelin e zhvillimit ekonomik.

Aj tha se numri i krerëve ka rënë me 50%, ndërsa shtoi se kjo situatë e ishte e paralajmëruar. Sipas saj ka një mungesë transparence në këtë sektor dhe një informalitet të madh, ku nga 75 mijë ferma vetëm 11 prej tyre janë të formalizuara.

Lidhur me politikat e qeverisë në gjithçka që u tha do ta ngrija problemin duke marrë në konsideratë ekonominë aktuale e cila është një çorientim total ku qeveria vijon të mos përcaktojë ende një model zhvillimi të ekonomisë. Nuk kemi më ekonomi bujqësore, industriale dhe tregu në këtë rast po detyrohet ti drejtohet importit. Dhe më problematike është mungesa e tregut bujqësor dhe blegtoral dhe kjo s’ka ende një kambanë për qeverinë edhe pse prej kohësh ishte deklaruar situata.  Blegtoria është e lidhur me bujqësinë, lëndët e para që merr bujqësia janë rritur çmimet, bujqësia është e lidhur me turizmin.  Këtë vit në Dukat vetëm 4 tufa me blegtori gjen për shkak të shitjes dhe largimit të vetë fermerëve pasi se shohin më si një shpresë këtë.

Më tej ajo u shpreh se këtyre situatave qeveria nuk i përgjigjet me masa dhe si rezultat i kësaj kemi pasojën mungesën e bulmetit, dhe këto janë pasoja të shfaqjes që lidhen jo vetëm me faktorë të jashtëm por dhe të mungesave të politikave.

Lidhen dhe me mungesën e subvencioneve, nuk janë vetëm ato që do na çojnë në zgjidhje të problemit, ne duhet të ndajmë nëse dueht të mbështesim importin apo prodhimin në vend, ne mund ta realizojmë prodhimin vetë, jo se do zhdukim importin, por përdorimin e përditshëm ato nuk duhet të mungojnë dhe duhet mbështetur fermeri për ti pasur qumështin, kosin, djathin në tryeza. Ka reduktim të fermave të vogla, por kemi dhe informalitet të madh pasi vetë ministria e bujqësisë tregon se po vazhdon ende të regjistrohen ferma, pra nga 75 mijë ferma, vetëm 11 mijë prej tyre janë të formalizuara, pra informaliteti në ferma është më e madh se fermat formale dhe kjo e dëmton tregun sepse ai që është formal është i detyruar të paguajë taksa e tatime ndërsa ai jo formali është i patatueshëm dhe kjo e dëmton sektorin. Qeveria nuk mjafton të japë vetëm para nga buxheti i shtetit, por investimi të zgjidhë një problem, dhe këtu shoh çorientimin total që ka ekonomia shqiptare që po bëhet gjithnjë e më e dukshme në bujqësi. Mungojnë politikat e duhura dhe jo për shkak se mungojnë ekspertët, por shoh mungesat e politikave të duhura për ta zgjidhur njëherë e mirë këtë sektor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy