Shkurtaj: Mbiemrat do mbeten qeleshja e bardhë e shqiptarëve në Europë. Me emrat e ka marrë ferra uratën

Shkurtaj: Mbiemrat do mbeten qeleshja e bardhë e shqiptarëve në Europë. Me emrat e ka marrë ferra uratën

Gjuhëtari Gjovalin Shkurtaj tha në emisionin “Arnautistan” se mbiemrat do mbeten qeleshja e bardhë e shqiptarëve në Europë, që do të na dallojë nga të tjerët. Gjuhëtari theksoi se në rastin e emrave të rinj të shqiptarëve “e ka marrë ferra uratën”. “Me plojën që është bërë me emrat e njerëzve, vetëm mbiemrat në qoftë se na shpëtojnë gjallë. Ajo që do të mbetet si qeleshja e bardhë e shqiptarëve në Europë do jenë mbiemrat shqiptarët, se te emrat ka marrë ferra uratën. Pas një pune të mirë që është bërë me emra të bukur Fatos, Agim, dhe modës atdhetare që u zbatua sidomos në Kosovë në vitet 80’, tashmë e ka marrë ferra uratën. Luftojnë të vënë emra sa më të çuditshëm dhe gjoja më ekzotik, por harrojnë se në këtë përballje me botën, globalizim, e vetmja gjë që do të mbesë është ajo që na dallon etnonimia”, tha Shkurtaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy