Shkrihen akujt mes Vangjel Dules dhe Kryeministrit Edi Rama. Ditën e premte kreu i qeverisë ka pranuar ftesën e Dules për të marrë pjesë në Kongresin e PBDNJ-së.
Kryeministri në fjalën e tij konfirmoi miqësinë me Dulen. Ai u ndal edhe te Reforma në Drejtësi ku iu bëri thirrje partive politike ta votojnë për të shembur sisitemin e korruptuar të drejtësisë.



