Eljo Hyska është zgjedhur kreu i ri i FRESSH-it.
Të rinjtë socialistë kanë tashmë kryetarin e ri, i cili mblodhi 10 182 vota duke arritur një shkëputje prej më shumë se 2 mijë votash nga ndjekësi më i afërt, Shpati Kolgega.
Përpos shumë mesazheve dhe urimeve nga fresshistët për kryetarin e ri, më i veçanti ishte nga i vëllai, moderatori i emisionit “Oktapod” në “Vizion Plus”, Turjan Hyska.
“Dikush atje sipër është krenar për ty”, shkruan moderatori duke postuar foton e të vëllait.



