
Aktori amerikan i nominuar dy herë për Oscar, Jeremy Renner, u plagos rëndë teksa po hiqte borën gjatë fundjavës në fermën e tij mbi liqenin Tahoe në malet e Sierra Nevada.
“Ai është në gjendje kritike, por të qëndrueshme. Familja e tij është me të dhe ai po merr kujdesin që i duhet”, tha një zëdhënës për The Guardian.
Aktori 51-vjeçar u dërgua në spital me helikopter.
Sierra Nevada, si zona të tjera të Shteteve të Bashkuara, është goditur nga "stuhia e shekullit" javën e fundit, e cila të vdekur të paktën 60 persona në të gjithë vendin.
Më 13 dhjetor, Renner ndau një foto në Twitter nga shtëpia e tij duke shkruar: Dëbora në liqenin Tahoe nuk është shaka.



