Replikat mes kryeministrit Edi Rama dhe komentuesve në rrjetet sociale janë bërë zakonshme, por pas marrëveshjes me Bashën kritikat në drejtim të kreut të qeverisë kanë qenë më të shumta.
Një komentues i shkruan kryeministrit Edi Rama se Metën e bëri president, me Berishën dhe Bashën lidhi marrëveshje, ndërsa e pyet se çfarë do të bëhet me PS-në. Ndërkohë, Rama i është përgjigjur kështu komentuesit:
Komentuesi: Meten e bere president, me Saliun e Lulin bete marrveshje, cfare fituan shqiptaret , cfare fitoj Ps, cfare fitove ti si kryeminister. Ne qoftse fiton hallall , por neqoftse humb ps cdo njeri sdo te harroj kurre per kete te keqe qe i bere vendit qe u terhoqe para krimineleve, vrasesve, Une si person edhe askush mos te votoj Ps dhe ty si kryeminister Une do te votoj sepse kam besim akoma.
Rama: Samir, shume faleminderit per mesazhin dhe e mirekuptoj shqetesimin, por dua qe edhe ti te mirekuptosh perpjekjen e madhe te PS per te bere shtet, per te bere zgjedhje te pakontestuara nga opozita dhe per te celur negociatat me BE-ne kete vit! Prandaj marreveshja nuk eshte per cfare fitova une, po per cfare mund dhe duhet te fitoje Shqiperia… Ndersa kush do te fitoje ne 25 qershor e vendos ti dhe te gjithe shqiptaret. Nese ju me mbeshtesni me fuqine tuaj, une do te vazhdoj te punoj edhe me shume, me edhe me shume energji e forca te riperterira nga fuqia e besimit tuaj




