Ermir Gjinishi, pedagog Instituti i Studimeve Evropiane (ISE), foli në emisionin “Scrolling” mbi rastin e mjekut Dervish Hasi që akuzohet se ka abuzuar me një minorene. Gjinishi tha se religjioni përdoret thjesht edhe si maskim. Sipas tij KMSH si institucion përgjegjës ka përgjegjësi, dhe duhet të marrë masa. Gjinishi tha se në rrugë dalin imamë që janë bërë si tellallë për të kapur 100 mijë leksha për martesa.
Kemi raste pafund kriminelë, trafikantë droge, që janë praktikantë të objekteve fetare të kultit. Religjioni përdoret edhe për maskim. Ka edhe njerëz që sjellin modele që s’përshtaten me realitetin shqiptar. Ti s’mund të marrësh një model nga një vend tjetër, që përplaset me kulturën tënde, me historinë, dhe ti ta implementosh. Religjioni ka forcën e legjitimitetit. Legjitimon qëndrime, opinione, botëkuptime.
Problemi kryesor e para është institucioni përgjegjës. Ky rast ka përfshirë jetën fetare të myslimanëve që kanë një institucion që quhet KMSH. Institucioni duhet të marrë masa sepse s’është çështje e vogël. Ç’janë këta imamë që dalin rrugëve dhe janë bërë si tellallë, ku do marrim ndonjë 100 mijë lekësh, të martojmë një njeri! Komuniteti shtetëror i Kulteve duhet të marrë masa”.
Gjinishi tha se nëse rasti i mjekut shqiptar do kishte ndodhur në një vend tjetër arab, do kishte dënim me vdekje.



