Meteorologia Gjoni: Të martën ndërprerje e reshjeve të shiut, rikthehen të mërkurën me intensitet më të lartë (VIDEO)

Meteorologia Gjoni: Të martën ndërprerje e reshjeve të shiut, rikthehen të mërkurën me intensitet më të lartë (VIDEO)

Java ka nisur me mot me reshje shiu dhe e tillë pritet të mbetet gjatë gjithë ditëve në vijim, me një ndërprerje të përkohshme vetëm ditën e martë. 

Ky është parashikimi i IGJEUM, që vjen për “MCN Live” përmes meteorologes Anira Gjoni.

Gjatë ditës së sotme reshjet do të jenë të pranishme në të gjithë territorin e vendit. 

Të martën pritet një ndërprerje e përkohshme e reshjeve, ndërsa mbrëmjen e së mërkurës ato do të rikthehen sërish, këtë herë me intensitet më të lartë.

Nuk parashikohen problematika serioze, me përjashtim të zonave veriore, ku reshjet mund të jenë mesatare, ndërsa në pjesën tjetër të vendit do të mbeten kryesisht të dobëta.

Temperaturat e ajrit kanë pësuar rënie dhe do të vijojnë të luhaten rreth këtyre vlerave edhe ditën e nesërme. 

Në zonat bregdetare, temperaturat minimale zbresin deri në 6°C, ndërsa maksimalet arrijnë rreth 13°C. Në zonat e ulëta, temperaturat minimale do të shënojnë rreth 3°C dhe maksimalet deri në 13°C. Ndërsa në zonat malore, temperaturat minimale do të zbresin deri në 1°C, me maksimale që nuk i kalojnë 9°C.

Në zonat malore reshjet do të jenë në formë dëbore, por pa krijuar problematika. 

Dita e martë sjell përmirësim të përkohshëm të motit, ndërsa nga e mërkura reshjet rikthehen në të gjithë vendin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy