SHBA investoi fshehurazi në industrinë e dronëve të Ukrainës

SHBA investoi fshehurazi në industrinë e dronëve të Ukrainës

SHBA luajti një rol vendimtar, por të fshehtë në ndihmën e Ukrainës për të zhvilluar industrinë e saj të dronëve pas kundërofensive katastrofike të Kievit në vitin 2023, thanë zyrtarët për New York Times, duke cituar informacione që janë deklasifikuar nga administrata e presidentit Joe Biden.

Uashingtoni thuhet se ka ofruar ndihmë financiare dhe teknike për programin e avionëve të Kievit, kanë thënë burimet për gazetën. Ndërsa SHBA kishte pranuar publikisht dërgimin e miliarda dollarëve në raketa, sisteme të mbrojtjes ajrore, tanke dhe trajnime.

Në këstin prej rreth 1.5 miliardë dollarësh të dhënë në shtator 2024, thuhet se janë përfshirë ndihma direkte financiare për prodhuesit e dronëve, inteligjencësn dhe bashkëpunimin midis firmave amerikane të teknologjisë dhe prodhuesve ukrainas.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan tha gjithashtu në një deklaratë të enjten se përfshirja e SHBA-së kishte "një ndikim të vërtetë strategjik" në fushën e betejës, ku dronët kanë patur një rol qendror në strategjinë e mbrojtjes së Ukrainës. 

Financimi thuhet se filloi pas kundërofensive të parë të Kievit në vjeshtën e vitit 2022 dhe u intensifikua pas përpjekjes së vitit 2023.

Zyrtarët amerikanë thuhet se thanë se humbjet e shkaktuara nga Kievi i shtynë ata të rrisin me shpejtësi mbështetjen për prodhuesit ukrainas të dronëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy