Çdo punonjës i Policisë së Shtetit do të testohet dhe ata të cilët nuk rezultojnë fitues do të largohen nga puna.
Kështu ka deklaruar Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në analizën vjetore të Policisë së Shtetit ku theksoi se për një vend më të sigurt duhet një bashkëpunim i fortë mes qytetarëve dhe policisë. Ndërsa Prokurori I Përgjithshëm, Adriatik Llalla tha se sfidë për shoqërinë mbetet lufta ndaj korrupsionit e kriminalitetit.



