
Nga qyteti i Dibrës ku zhvilloi një takim me operatorët turistikë, kryeministri Edi Rama është ndalur dhe tek çmimi i energjisë elektrike.
Rama u shpreh se nëse nuk bie shi do të detyrohemi të dalim në import aty ku tregu është çmendur komplet.
Nëse nuk kemi shi, kemi hallin e madh të energjisë elektrike, pasi detyrohemi të dalim në import dhe aty tregu ka ikur fare është çmendur komplet. Na duhet shiu, për të mbrojtur me çdo kusht çmimin e energjisë eklektike për familjarët dhe sipërmarrësit.
Po ashtu, kryeministri Rama ka folur edhe për largimin e të rinjve. Ai është shprehur se sot mundësitë janë në vendit tonë dhe që ka një mundësi reale për të fituar për rata që kanë një tokë në fshat.
Të mendosh të largohesh është legjitime, të çash detin aty ku është zhvillimi është legjitime. Të gjitha vendet e kanë kaluar këtë histori. Ne jemi në fund të kësaj radhe sepse historia jonë është e tillë. Sot nuk është siç ishte deri dje. Sot mundësitë janë këtu. Ata që kanë një tokë në fshat është mundësi reale për të krijuar një pasuri për ta kthyer në një mundësi dhe të fitosh 5-fishin e asaj që mund të fitosh atje duke punuar për tjetrin.



