Tase: Bashkitë e mëdha kanë ecur mirë me reformën territoriale, të voglat kanë ngecur në krijimin e të ardhurave (VIDEO)

Tase: Bashkitë e mëdha kanë ecur mirë me reformën territoriale, të voglat kanë ngecur në krijimin e të ardhurave (VIDEO)

Çështja e reformës territoriale pritet së fundmi të jetë pjesë edhe e diskutimeve politike në vend.

Lidhur me këtë, i ftuar në studion e lajmeve në MCN TV, drejtori i “Shkolla për Studime Politike”, Erjon Tase, shprehu bindjen se edhe opozita pak kthimit në kuvend të jetë pjesëmarrëse aktive për çdo diskutim të reformës territoriale dhe se ajo të jetë e lidhur me reformën zgjedhore.

“Ne shpresojmë se në situatën e re politike, opozita të jetë pjesëmarrëse aktive dhe ka mundësi që çdo diskutim të jetë në tavoline. Të shpresojmë që kjo reformë të jetë e lidhur me reformën zgjedhore pas përfundimit të rezultateve dhe rekomandimeve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet”.

Po sa duhet të jetë numri i bashkive? Tase, mendon se nuk ka rëndësi numri, sesa fakti se rregullimi duhet koncentruar kryesisht te bashkitë e vogla, në mënyrë që banorët e njësive të vogla, të jenë përfitues po aq sa ato të njësive të mëdha administrative.

“Unë mendoj që ka vend për rregullim të bashkive të vogla, që kanë reflektuar në reformën administrative-territoriale 2013-2014. Mund të rregullohet më mirë edhe funksionimi i disa bashkive të mëdha që e kanë humbur popullin për shkak të imigrimit. Njëkohësisht duhet parë edhe qasja rajonale, për të cilën qeveria po insiston në krijimin e katër rajoneve , se si do të bëhet sigurimi i burimeve financiare për integrimin e tyre.

Nuk ka rëndësi a janë 61 apo 55 njësi bashkiake, mendoj që në rastet se ka ardhur nevoja të bëhet vlerësimi. Bashkitë e mëdha kanë ecur mirë me reformën territoriale për shkak të lejeve të ndërtimit, dhe kjo po ndikon se si po zhvillohen qytetet, e pse bashkitë e vogla nuk po arrijnë të krijojnë të ardhura”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy