Komisioni Evropian ndalon TikTok në pajisjet e stafit

Komisioni Evropian ndalon TikTok në pajisjet e stafit

Stafi që punon në Komisionin Evropian është urdhëruar të heqë aplikacionin TikTok nga telefonat e tyre dhe pajisjet e korporatës.

Komisioni tha se po zbatonte masën për të "mbrojtur të dhënat dhe për të rritur sigurinë kibernetike".

TikTok, në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, është përballur me akuzat se mbledh të dhënat e përdoruesve dhe ia dorëzon qeverisë kineze. TikTok këmbëngul se nuk funksionon ndryshe nga mediat e tjera sociale.

Shefi i industrisë së Bashkimit Evropian (BE) Thierry Breton tha në një konferencë shtypi se ekzekutivi i unionit është shumë i fokusuar në sigurinë kibernetike, duke refuzuar të japë detaje të mëtejshme.

Ndalimi do të thotë gjithashtu se stafi i Komisionit Evropian nuk mund të përdorë TikTok në pajisjet personale që kanë të instaluar aplikacione zyrtare.

Ata duhet të heqin aplikacionin sa më shpejt të jetë e mundur dhe jo më vonë se 15 mars. Për ata që nuk respektojnë afatin e caktuar, aplikacionet e korporatës, si emaili i komisionit dhe Skype për Biznes nuk do të jenë më të disponueshme.

TikTok tha se vendimi i komisionit bazohej në ide të gabuara për platformën e tij. Vitin e kaluar, TikTok pranoi se disa staf në Kinë mund të kenë akses në të dhënat e përdoruesve evropianë.

SHBA ka frikë se qeveria kineze mund të përdorë TikTok për të hyrë në ato pajisje dhe të dhënat e përdoruesve të SHBA. TikTok është rritur me shpejtësi dhe ishte aplikacioni i parë jo Meta që arriti tre miliardë shkarkime në mbarë botën, sipas firmës analitike Sensor Tower Data.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy