Presidenti rus, Vladimir Putin, kërkon një mandat tjetër. Ndërsa zgjedhjet për presidentin e ri janë parashikuar për në mars të vitit të ardhshëm, Putin tha sot se do të kandidojë si i pavarur, pasi është i bindur në mbështetjen e partisë së tij, por edhe forcave të tjera politike.
“Kam besim te mbështetja e të gjitha forcave politike që duan zhvillimin e vendit tonë, por edhe të vetë popullit rus”, ka thënë ai.
Në konferencën vjetore, 65-vjeçari Putin tha se sistemi politik rus duhet të jetë konkurrues, por opozita nuk arriti të nxirrte një kandidat sfidues. Sipas Putinit, kundërshtarët e tij bëjnë shumë zhurmë, por nuk kanë asgjë për t’i ofruar popullit. / Reuters /



