E reja rrezikoi mbytjen/ Në kërkim administratori i pishinës, nën hetim 32-vjeçari që s’i dha ndihmë

E reja rrezikoi mbytjen/ Në kërkim administratori i pishinës, nën hetim 32-vjeçari që s’i dha ndihmë

Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur dje në një pishinë në Linzë, ku rrezikoi mbytjen një vajzë me inicialet E.T.

Në kërkim është shpallur  Y. H., 52 vjeç, administratori i pishinës, pasi nuk kishte caktuar një person përgjegjës për sigurinë në ambiente. Po ashtu kanë nisur hetimet për O. M., 32 vjeç, pasi edhe pse ka qënë i shoqëruar me shtetasen E. T., nuk ka ndërhyrë për ta ndihmuar atë.

 

NJOFTIMI
 

Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, sipas të cilit është marrë njoftim se në ambientet e pishinës së një lokali në Linzë, ishte mbytur një vajzë (shtetasja E. T.), e cila pas ndërhyrjes së Policisë, u kontatua në gjendje të rëndë dhe u transportua në spital, ju bëjmë me dije se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, si dhe shpallën në kërkim shtetasin Y. H., 52 vjeç, administratori i pishinës, për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë", pasi në kundërshtim me rregullat e përcaktuara për sigurinë në këto ambiente, nuk ka caktuar një person përgjegjës për të asistuar në raste të tilla. Vijon puna për kapjen e 52-vjeçarit. Gjithashtu, u referuan materialet, si dhe nisën hetimet për shtetasin O. M., 32 vjeç, pasi edhe pse ka qënë i shoqëruar me shtetasen E. T., nuk ka ndërhyrë për ta ndihmuar atë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy